3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kompania britanike e çon në gjyq Kosovën, i kërkon gati 200 milionë euro dëmshpërblim

Rekomandime

Kompania britanike ‘Fox Marble’ për mermer po kërkon 195 milionë euro nga Kosova lidhur me të drejtat për minierën e Malishevës. Ajo, madje, po kërkon mbështetjen e qeverisë britanike lidhur me këtë kontest.

- Advertisement -

Siç raporton mediumi britanik ‘The Telegraph’, kompania ka ngritur procedura arbitrazhi në Komisionin e OKB’së për Tregti Ndërkombëtare kundër Republikës së Kosovës, nën pretendimin se shteti nuk ka arritur t’ia mbrojë të drejtat, përcjell Express.

Dokumentet e paraqitura në OKB pretendojnë se Fox nënshkroi një marrëveshje me kompanitë vendase Green Power dhe Scope dy vjet më parë, gjë që do t’i jepte kompanisë britanike mundësi për kontrolluar minierën, duke ia dorëzuar aksionet firmës.

Fox, shkruan mediumi, tutje pretendon se marrëveshja hapi rrugën për një plan zgjerimi prej 100 milion eurosh, që do të ndihmonte prezencën e një prej kompanive më të mëdha private në Kosovë, në krijimin e vendeve të punës.

- Advertisement -

Sidoqoftë, dokumentet e arbitrazhit pretendojnë se përpara se drejtorët e Fox-it të arrinin transferimin e aksioneve, pronarët e Green Power dhe Scope, përmes avokatëve të tyre, sfiduan vlefshmërinë e marrëveshjes, duke thënë se marrëveshja ishte anuluar.

Kur Fox u përpoq të regjistronte pronësinë e Green Power dhe Scope me departamentin e regjistrimit të biznesit ARBK të Kosovës, aplikimi u refuzua.

- Advertisement -

Rregullatori i minierave i Kosovës, gjithashtu tërhoqi licencën e ndërmarrjes.

Në dokumentin e dërguar në arbitrazh, tutje thuhet se kjo nënkuptonte “humbje të konsiderueshme financiare. Ata gjithashtu humbën një mbështetës të madh financiar nga SHBA që do të kishte ndihmuar në financimin e 40 guroreve dhe fabrikave në Kosovë”.

Njerëzit e brendshëm të qeverisë së Kosovës kanë thënë për ‘The Telegraph’ se nëse Fox e fiton rastin, kërcënohet stabilitetin e ekonomisë së vendit të tyre.

Mediumi britanik ka kontaktuar një zëdhënës nga Qeveria Kurti, i cili barti fajin tek qeveritë e tjera.

“Akuzat e bëra nga kompania kanë të bëjnë me qeveritë e mëparshme. Kjo është një qeveri e re me përparësi të politikave që përfshijnë forcimin e shtetit ligjor dhe tërheqjen e investimeve të huaja”, thuhet të ketë thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit