1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kompanisë “Besa Trans” i merret licenca

Rekomandime

Kompanisë “Besa Trans” i është marrë licenca e punës nga Ministria e Transporteve.

Lajmin e ka bërë të ditur Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

Në njoftim thuhet se Autobusi nuk është evidentuar në evidentimin elektronik për dhënien e licencave.

“Pas dorëzimit të të dhënave zyrtare nga MPB-ja lidhur me autobusin e djegur në pronësi të “Besa Trans”, Ministria e Transportit ka vërtetuar se për të njëjtin nuk është dhënë licencë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve. “Në përputhje me nenin 12 të ligjit për transportin e udhëtarëve, në mungesë të të dhënave që janë vërtetuar nga Ministria e Transportit dhe me qëllim që të parandalohet çfarëdo lloj vepre tjetër nga ana e kompanisë, që do të shkaktonte pasoja negative, kompanisë “Besa Trans BTB” i merret licenca, gjegjësisht i ndalohet kryerja e punëve”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transportit, shkruan Alsat-M përcjell Klankosova.tv.

Autobusi i kësaj kompanie u aksidentua në orët e para të së martës në Bullgari.

- Advertisement -

Si pasojë e këtij aksidenti kanë vdekur 46 persona, në mesin e tyre 12 të mitur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit