1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Komshiq: Ne i dërguam mesazh Kosovës se jemi të interesuar për njohje

Rekomandime

Anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka folur për zhvillimet e djeshme në Presidencë ku ishte diskutuar rreth njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Komshiq ka thënë se edhe në mbledhjet paraprake të Presidencës s’ka pasur pajtueshmëri për një çështje të tillë, megjithatë ai thotë se njerëzit në Kosovë duhet të mendojnë që të paktën dikush në Bosnje e Hercegovinë mendon për njohjen e pavarësisë.

- Advertisement -

“Tani e kemi sjellë këtë gjë në plan të parë dhe mendoj se nuk është një veprim i keq. Miqtë nga Kosova menduan se të gjithë janë indiferent ndaj kësaj çështje. Tani të paktën kemi treguar se nuk është kështu dhe se nuk jemi të gjithë njësoj në BiH. Ne i dërguam mesazh kosovarëve se jemi të interesuar për njohje”, ka thënë Komshiq për agjencinë boshnjake të lajmeve Fena.

Ai tutje ka thënë se për shkak të indiferencës së Bosnjës për njohje, Kosova kishte vendosur taksën, dhe e kishte trajtuar Bosnjën njëjtë sikur Serbia. Komshiq madje thotë se trajtimi ishte edhe më i keq, meqë sipas tij “Kosova dhe Serbia po bashkëpunojnë”.

“Tani ata e dinë që në BiH kanë miq, përkundër qëndrimit të Dodik. Njëzet ditë më parë ambasadori i Kosovës në Kroaci më thirri dhe më falënderoi për avokimin e njohjes së Kosovës, duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për kundërshtimin e Dodikut dhe se njohja do të jetë e vështirë të arrihet në këtë moment”, ka theksuar Komshiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit