11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

KonfIikti me Hamasin, ambasadori izraelit: Shumica e shqiptarëve na mbështet, i kuptojnë qëllimet tona

Rekomandime

Izraeli Iuftën është duke e bërë me organizatën TERR0RlSTE të Hamasit dhe jo me vetë palestinezët. Kjo është ajo që ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler theksoi më se tepërmi në një intervistë me Enkel Demin në “Abc e Mëngjesit”.

Siç u shpreh ambasadori, nuk ka ndonjë lidhje mes autoriteteve palestineze dhe Hamasit, ndërsa shtoi me palestinezët konfIikti ekziston prej vitesh dhe e mira do të ishte të zgjidhej, por me grupe TERR0RlSTE nuk mund të negociohet.

- Advertisement -

“Hamasi Rripin e Gazës e mori në një revoIucion të dhu.nshëm. Aty ka autoritet TER0Rl, s’ka të bëjë gjë me autoritetet palestineze. Palestinezët në Gaza janë duke u mbajtur peng nga Hamasi. Nuk ka liri atje. Njerëzit janë të kontrolluar në një mënyrë shumë brutaIe.”

I pyetur për arabët izraelitë, ambasadori Gendler tha se janë qytetarë që përbëjnë 20 për qind të popullatës izraelite dhe se ata kanë të gjitha të drejtat e tyre.

“Janë qytetarë si puna ime, që jetojnë në Izrael. Përbëjnë 20 për qind e popullatës tonë, i kanë të gjitha të drejtat e tyre. Qytetarë shumë të mirë, dhe ndonjëherë qëllimet e tyre shkojnë në ektrem, e përfshihen në protesta e kështu, po ne duhet t’i tejkalojmë.”

- Advertisement -

Sipas diplomatit izraelit, për sa kohë protestat e arabëve izraelitë janë paqësore dhe brenda rregullave të demokracisë, për ta nuk ka asnjë lloj problemi. Kryediplomati i Izraelit në Shqipëri tha se në vendin tonë ndihet i sigurt dhe sheh që shumica e shqiptarëve e mbështesin Izraelin.

“Ndihem që shumica e shqiptarëve na mbështet. I kuptojnë qëllimet tona mjaft mirë. Ndihem shumë i sigurt. Dhe jo vetëm shqiptarët këtu, por edhe ata në Kosovë. Ndihemi shumë të sigurt.”

- Advertisement -

Por si mund të zgjidhet konfIikti shumëvjeçar me palestinezët?

Ambasadori shpjegon: “Ne kemi konfIikt me palestinezët, po negociojmë po përpiqemi ta zgjidhim, por këtë nuk e zgjidhim dot me Hamasin. Jam diplomat, por ndonjëherë diplomacia nuk funksionon. Nuk funksionoi para Iuftës së Dytë Botërore me HitIerin dhe nuk funksionon me njerëz që nuk njohim të drejtën tënde për të ekzistuar. Diplomacia është diçka e mrekullueshme, por i ka limitet e saj.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit