1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Konfirmon KFOR-i, droni që ra në Bair të Mitrovicës është i tyre

Rekomandime

Droni që ra pasditen e kësaj të mërkure në Bair të Mitrovicës i takon misionit të KFOR-it.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmuan nga Zyra për Informim e KFOR-it në Kosovë.

- Advertisement -

”Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, konfirmon se një nga dronët e tyre u ul në një kopsht privat në zonën e Mitrovicës, si pasojë e mosfunksionimit. Droni nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz apo dëme materiale dhe është nxjerrë nga Forca Policore e Kosovës menjëherë pas uljes së tij”.

Nga KFOR-i thuhet tutje se droni po kryente një mision rutinë monitorimi në mbështetje të aktiviteteve të tyre, teksa kanë filluar një hetim për të ditur shkakun e këtij incidenti, njofton Klankosova.tv.

“Droni po kryente një mision rutinë monitorimi në mbështetje të aktiviteteve të KFOR-it, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke e mandatuar KFOR-in të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

- Advertisement -

“KFOR-i dëshiron të falënderojë popullatën lokale për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin dhe për kontaktimin e menjëhershëm të autoriteteve kosovare, duke bërë të mundur marrjen e menjëhershme të dronit dhe zbutjen e çdo shqetësimi të shkaktuar nga incidenti. KFOR-i tashmë ka filluar një hetim për të përcaktuar shkakun e këtij incidenti”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit