1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kongresmeni amerikan i reagon gazetarit që barazoi agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës me bombardimin e Jugosllavisë nga NATO

Rekomandime

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka kujtuar se NATO ndërhyri në Kosovë për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga Sllobodan Millosheviq. Ai përmend vrasjet sistematike, përdhunimet dhe shpërnguljen e mijëra shqiptarëve nga shtëpitë e tyre.

Komentet demokrati i bëri në Twitter duke iu përgjigjur gazetarit amerikan Jeremy Scahill, i cili përmendi rastin e Kosovës për të krahasuar veprimet e NATO’s më 1999 me ato të Rusisë në Ukrainë më 2022.

- Advertisement -

“Gjatë bombardimeve 78 ditore të Serbisë dhe Malit të Zi më 1999, koalicioni i udhëhequr nga SHBA dhe Aleanca NATO bën veprime të njëjta ose të ngjashme me ato që po e dënojnë Rusinë për Ukrainën”, shkroi Scahill.

“Bombardimi i Serbisë nga SHBA erdhi si përgjigje ndaj një fushate të spastrimit etnik nga duart e Sllobodan Millosheviqit, ushtarët e të cilit vranë, përdhunuan dhe shpërngulën mijëra shqiptarë në Kosovë”, theksoi Torres.

- Advertisement -

“Ndërhyrja për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik është ndryshe nga ndërhyrja në një shtet sovran me qëllim pushtimi”, theksoi kongresmeni.

- Advertisement -

Intervenimi i NATO’s, përkatësisht dislokimi i trupave paqeruajtëse të KFOR’it më 12 qershor, 1999, pasoi fushatën e sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi, që zgjati 78 ditë.

Kjo ditë, shënohet edhe si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit