1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Konjufca autorizon Kujtim Shalën e LDK-së që ta udhëheqë seancën e Kuvendit

Rekomandime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala do ta udhëheq sot seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Në sallë nuk gjendet as nënkryetarja e parë, Saranda Bogujevci.

- Advertisement -

Shala tha se ai do ta drejtojë sot seancën me autorizim të Konjufcës.

“I hap punimet e seancës të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas kërkesës së 41 deputetëve të Kuvendit. Ju njoftojë se sot këtë seancë unë do ta udhëheq në bazë të autorizimit të autorizimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca”, ka thënë Shala.

Dje është konfirmuar se Konjufca është infektuar për dytë me virusin Covid-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit