3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Konjufca këmbëngul se Valdete Daka e do eliminimin e Albin Kurtit nga gara

Rekomandime

Anëtari i Kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca ka thënë se Zyra e Pavarur e Certifikimit i ka dhënë të drejtë Albin Kurtit me rekomandimin e tij rreth certifikimit të kandidaturës së tij për deputet.

Konjufca ka thënë se kryetarja e KQZ’së është përbetuar për eleminim të Albin Kurtit.

- Advertisement -

Nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyres profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eleminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Sot u pa qartë për çka e pata fjalën pardje kur thashë që Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit.

I ftoj tash të gjithë ata që dje i thonin VV-së “të respektohet ligjshmëria”, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Certifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit.

- Advertisement -

Nëse ky rekomandim nuk zbatohet, atëherë kush nuk po i zbaton vendimet “veç kur nuk po i konvenojnë”? VV-ja a Valdete Daka?

Nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyres profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eleminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit