1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Konjufca kritikon ashpër Serbinë në OKB, i përmend Ukshin Hotin, Nezir Mehmetajn…

Rekomandime

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka përfaqësuar (online) Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

- Advertisement -

Ai ka sugjeruar Serbinë që ta ndalojë politikën e urrejtjes ndaj Republikës së Kosovës.

Konjufca ka përmendur rastin e zhdukjeve, konkretisht Ukshin Hotin, arrestimin e Nezir Mehmetajt, etj…, transmeton Indeksonline

“Ukshin Hoti i kishte kaluar 5 vite. Rojet e kanë nxjerrë nga qelia dhe kurrë nuk është parë. Ku është Ukshin Hoti?. Ku janë gjithë këta persona. Edhe një tragjedi tjetër që ndikon në jetën e qytetarëve është dhuna seksuale. Kjo është një çështje tjetër. Shumë burrë dhe gra nuk dëshirojnë të identifikohen për shkak të frikës dhe tmerrit që kishin përjetuar. Por ka gra që janë paraqitur.

- Advertisement -

“Arrestimi i Nezir Mehmetaj është një shqetësim tjetër. Me 3 janar ai u arrestua. Ai ka jetuar për 30 vite në Zvicër. Përshkak të diabetit, shëndeti i tij është ndikuar gjatë mbajtjes. Apelojë që të intervenoni dhe të kërkoni lirimin e z.Mehmtaj nga burgu.

Marrëdhëniet mund të përmirësohen me Serbinë vetëm përmes dialogut të sinqertë. Ne e kemi hequr tarifën që ishte vendosur nga qeveria e mëhershme”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Fjalimi i plotë:

Qeveria jonë i ka marrë hapat e menjëhershme për covid-19.

Numri i të infektuarave në Kosovë është relativisht i ulët dhe numri i të vdekurve është më i ulët se në shtetet e rajonit.

Me 6 tetor të 2019 zgjedhjet parlamentare janë mbajtur në Republikën e Kosovës. Ato janë vlerësuar pozitivisht nga monitoruesit ndërkombëtarë.

Opozita i ka fituar zgjedhjet dhe Albin Kurti e ka fituar mandatin për ta udhëhequr shtetin.

Në komunat serbe ishte një dalje e madhe se sa tjera herë. Ata kanë fituar 6 ulëse me vota por i janë dhënë edhe 4 ulëse tjera të cilat janë të garantuara me kushtetutë.

Gjatë 6 muajve të fundit s’ka pas incidente ndër-etnike. UNMIK-u duhet ta përfundoj misionin e tij në Kosovë.

Shumica e shteteve e kanë njohur Kosovë, por ju ftojë edhe juve që se keni njohur ta njihni.

Do ta respektoni vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Nuk ka qenë Kosova ajo që e ka ngritur çështjen e pavarësisë tonë në GJND, por Serbia e ka bërë këtë. Kështu që ata kanë kërkuar nga kjo Gjykatë e respektuar.

Ukshin Hoti i kishte kaluar 5 vite. Rojet e kanë nxjerrë nga qelia dhe kurrë nuk është parë. Ku është Ukshin Hoti?. Ku janë gjithë këta persona. Edhe një tragjedi tjetër që ndikon në jetën e qytetarëve është dhuna seksuale. Kjo është një çështje tjetër. Shumë burrë dhe gra nuk dëshirojnë të identifikohen për shkak të frikës dhe tmerrit që kishin përjetuar. Por ka gra që janë paraqitur.

“Arrestimi i Nezir Mehmetaj është një shqetësim tjetër. Me 3 janar ai u arrestua. Ai ka jetuar për 30 vite në Zvicër. Përshkak të diabetit, shëndeti i tij është ndikuar gjatë mbajtjes. Apelojë që të intervenoni dhe të kërkoni lirimin e z.Mehmtaj nga burgu.

Marrëdhëniet mund të përmirësohen me Serbinë vetëm përmes dialogut të sinqertë. Ne e kemi hequr tarifën që ishte vendosur nga qeveria e mëhershme

Z. Kurti i ka dërguar letër z.Trump për dialogun.

Ai ka pas një telefonat me Angela Merkel dhe presidentin francez.

z.Kurti e ka pas të qartë se dialogu nuk duet të ndikojë në territorin e Republikës së Kosovës.

Përshkaqe të kulturës, gjeografisë, historisë, Kosova është brenda Evropës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit