Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se në Hagë po mbahen komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Glauk Konjufca derisa foli për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha se Qeveria dhe institucionet janë të përkushtuara që t’i mbrojnë përfaqësuesit e Kosovës në këtë proces.
“Ne jemi duke vuajtur një proces shumë të vështirë e të ndërlikuar të gjykimit në Hagë, të disa prej krerëve më të shquar të Ushtrisë tonë Çlirimtare. Edhe kryeministri i Kosovës e ka thënë se ata kanë nevojë për mbrojtje më të konsoliduar”, ka thënë Konjufca.
Tutje ai ka thënë se institucionet e vendit nuk duhet të jenë spektatore në këtë proces, pasi që nëse dikush nga ta dënohet e prek edhe karakterin e luf.tës tonë.
Më poshtë keni deklarimin e tij.