2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Konjufca: Për Kosovën do të bëhet mirë, kur Albini bëhet kryeministër e Vjosa kryeparlamentare

Rekomandime

Koalicioni LVV – LDK mund të dështojë edhe për faktin se postin e kryeparlamentarit të premtuar për LDK’në tani e mbanë Glauk Konjufca i LVV’së, dhe kjo e fundit nuk dëshiron të heq dorë nga kjo pozitë e lartë institucionale. Por, dikur ishte vetë Konjufca ai që thoshte se kryeparlamentare duhet të jetë Vjosa Osmani.

Koalicioni në me të LVV’së dhe LDK’së, është shumë afër dështimit, pasi negociatat në mes të dy partive po shkojnë në atë drejtim, dhe kjo po ndodhë shkaku i mospajtimit për poste.

LDK nuk po arrinë të pajtohet me faktin që LVV ta ketë kryeministrin dhe kryeparlamentarin, ndërsa vetë të ketë vetëm një premtim për presidentin, post të cilin nuk e ka të sigurt nëse do të mund ta marrë pas një viti, shkruan reporteri.net.

- Advertisement -

LDK po kërkon që tani ta ketë kryeparlamentarin, e në momentin që president zgjidhet dikush nga LDK, atëherë pozita e kryeparlamentarit t’i kthehet LVV’së.

Tani kryetar i Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca, dhe LVV nuk po pranon që ai të dorëhiqet, edhe nëse koalicioni dështon përfundimisht.

Por, çfarë thoshte vetë Konjufca për këtë post kohë më parë. Ai në një intervistë në T7, kishte thënë se ‘mirë për Kosovën do të bëhet vetëm atëherë kur kryeministër bëhet Albini e kryeparlamentare Vjosa’.

- Advertisement -

Tani gjërat kanë ndryshuar shumë, dhe në LVV heqjen dorë nga kryeparlamentari, po e cilësojnë si padrejtësi ndaj Konjufcës, pasi sipas tyre, nuk guxojnë të laujnë me figurën e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit