2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Konjufca për suImet ndaj Policisë në Veri: Është interes i Putinit për ta shpërndarë konfliktin

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur sot për suImet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Kryeparlamentari Konjufca theksoi se këto suIme në veri të Kosovës kanë për qëllim ta destabilizojnë Kosovën ashtu që invazioni rus mbi Ukrainën të shpërndahet edhe në pjesët tjera të Evropës.

- Advertisement -

Sipas tij, këto suIme mbi Policinë e Kosovës janë interes i presidentit rus, Vladimir Putin që ta shpërndajë konfliktin edhe nëpër vende të tjera.

“Provokimet janë të qarta, këto suIme janë të pa tolerueshme, ato po vijnë prej strukturave të cilat drejtpërdrejt janë të lidhura me Serbinë, kjo për arsye se Serbia gjithmonë ka interes për destabilizimin e Kosovës, edhe po shërben sikur platformë e Rusisë për ta shpërndarë edhe në pjesët tjera të Evropës luftën të cilën e ka nisur përmes invazionit mbi Ukrainën më tepër se një muaj më parë”.

“Pra, këto suIme që po ndodhin mbi Policinë e Kosovës edhe po tregojnë se sa Serbia është e varur nga Rusia, meqenëse këto suIme unë nuk i interpretoj tjetër përveç sesi të motivuara që konflikti të shpërndahet edhe nëpër pjesë tjera të Evropës, ashtu që invazioni rus mbi Ukrainën të mos e ketë vëmendjen e botës demokratike, të BE-së dhe SHBA-ve. Kështu që është interes i Putinit që me shpërnda konfliktin edhe nëpër vende të tjera dhe suImet mbi Policinë e Kosovës unë i interpretoj mbi këtë motivacion që të shpërthejë lufta dhe destabilizimi edhe në pjesët tjera të Evropës”, theksoi Konjufca.

- Advertisement -

Këto komente kryeparlamentari Konjuca i bëri sot pas tubimit për nderimin e të rënëve në luftën e fundit në fshatin Dyz të Podujevës.

SuImet në veri sot gjatë ditë i ka komentuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të cilat tha se janë terroriste dhe kanë pasur për qëllim vrasjen e policëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit