3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Konjufca përballet për herë të parë me Daçiqin, debat i ashpër për Kosovën

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, konkretisht në panelin e parë “Shteti Ligjor, Migrimi, Siguria / Rreziqet Hibride”, i cili është mbajtur në Shkup.

- Advertisement -

Gjatë debatit Konjufca ka njoftuar se ka deklaruar para të pranishmëve se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, gjë që është konstatuar edhe nga Komisioni Evropian në vitin 2018.

Konjufca tutje ka shtuar se Kosova nuk është kundër dialogut me Serbinë, por ai duhet të rezultojë me normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë në mes të dy vendeve.

Konjufca po ashtu ka bërë të ditur se gjatë debatit ka pasur një shkëmbim të ashpër pikëpamjesh me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

- Advertisement -

Sipas tij ministri serb ka shfaqur pakënaqësinë, që në Komunikatën e Përbashkët nuk është vendosur fusnota për Kosovën, është ankuar se Qeveria e re e Kosovës nuk po i respekton marrëveshjet e nënshkruara nga ai dhe zoti Thaçi në Bruksel dhe e ka ftuar Qeverinë e Kosovës të heqë taksën 100%.

“Unë i kam thënë se fusnota nuk është vendosur në asnjë takim të Procesit të Berlinit. Pastaj, i kam informuar të pranishmit se Qeveria e Serbisë dhe Ivica Daçiq e kanë keqpërdorur dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke e paraqitur atë në mënyrë të pasaktë jo si dialog për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, por si dialog për statusin e Kosovës.

- Advertisement -

Madje ju kam drejtuar z. Daçiç me këto fjalë : “Ju po mundoheni të mohoni ekzistencën tonë. Prej nga kjo energji kaq negative z. Daçiq. Kjo nuk është gjuhë integruese evropiane. Ju duhet të heqni dorë nga ky angazhim kundër Kosovës!”, është shprehur Konjufca.

Në këtë debat ka marrë pjesë edhe Ministri në detyrë i Republikës së Shqipërisë Gent Cakaj, i cili e ka akuzuar Qeverinë e Serbisë për përdorimin e formave të palejueshme në kampanjën e saj kundër Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit