10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Konjufca: Të dhënat tregojnë se Vetëvendosje është e para

Rekomandime

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se të dhënat që i kanë nga komisionerët tregojnë se janë partia e parë në këto zgjedhje.

Konjufca është shprehur i kënaqur për mënyrën se si shkuan zgjedhjet sot, duke falënderuar qytetarët dhe institucionet e sigurisë. Ai thotë se do ta ruajnë secilën votë në kutitë e votimit.

- Advertisement -

“Këto kuti janë më të rëndësishmet sepse aty gjendet rezultati. Ato do t;i mbrojmë derisa të numërohen edhe prej komisionerëve tonë edhe prej KQZ’së. Në emër të VV’së i falëndëroj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Policinë e Kosovës. Zgjedhjet e sotme e patën një kredibilitet të madh të demokracisë”, ka thënë Konjufca, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa ai shton rezultatet e deritanishme që kjo parti ka, e qesin VV’në fituese.

“Jemi duke i procesuar të dhënat tona. Të dhënat tona tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është e para”, ka thënë Konjufca.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit