1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Konjufca tregon nëse Osmani ia ka bartur detyrën kur i është nënshtruar operacionit në Turqi

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani nuk i ka bartur detyrën në kohën kur i është nënshtruar një operacioni në Turqi.

Konjufca ka thënë se këto çështje janë të rregulluara me ligj.

- Advertisement -

“Këto janë të rregulluara me Ligj, nuk ka pasur rast të tillë. E vetmja që është paraparë me protokoll është që njëra prej figurave politike të nivelit të lartë të qëndrojë në Kosovë dhe t’i performojë detyrat e veta. Përndryshe nuk ka ardhur rasti deri në atë nivel”, ka deklaruar Konjufca.

Kujtojmë se raportimi i mediave turke se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në Turqi, ka nxitur reagime edhe nga njohësit e çështjeve kushtetuese dhe analistëve.

Disa prej tyre kanë deklaruar se Osmani ka bërë shkelje të Kushtetutës nëse nuk i ka deleguar detyrat kryeparlamentarit Konjufca, gjatë kohës kur i është nënshtruar operacionit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit