2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Konspiracionisti Alfred Cako: Albin Kurti s’do të bëhet kurrë më kryeministër i Kosovës

Rekomandime

Ish kandidati për deputet i parlamentit te Shqiperise, analist i njohur në Shqipëri rreth teorive konspirative Alfred Cako, ka folur për kastën politike kosovare.

- Advertisement -

Për Vjosa Osmanin, e cila aktualisht është ushtruese detyre e presidentes së vendit, ka thënë se është një “tru shpërlarë”, që nuk kupton, duke shtuar se nuk do të bëhet kryeministre e Kosovës.

Për ish-kryeministrin dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë se nuk do të bëhet president dhe kurrë më kryeministër, pasi thekson se ka gabuar rëndë në politikën e jashtme.

Më tej ka deklaruar se, LDK dhe PDK do të dalin me një kandidat të përbashkët për President të Kosovës.

- Advertisement -

“Në Kosovë dhe Shqipëri do të krijohen forca politike të cilat do të jenë në linjën e jetës, të mbrojtjes së njeriut, mbrojtjes së sovraniteteve kombëtare dhe jo parti që janë gati t’i vrasin fëmijët e tyre, njerëzit e tyre vetëm që ata të mbahen në pushtet”, ka thënë ndër të tjera Cako.

Ndiqni deklaratën e tij nga minuta 31:45.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit