0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kontrolli me dron, konfiskohen 12 patentë shoferë në Gjakovë

Rekomandime

Policia e Kosovës, dje, veç patrullimit, dje ikave të kontrollit në identifikimin e kundërvajtësve ka pasur kontroll me përdorimin e dronë-ve dhe është vëzhguar hapësira ajrore, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventiven e sigurisë rrugore. Duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve bien ndesh me rregullat e trafikut rrugor.

- Advertisement -

Plani operativ me “DRON” është implementuar në këto lokacione: Rruga Rahovec-Suharekë – fsh., Opterushë, fshatrat Ponoshec dhe Bec.

“Gjatë këtij plani janë konfiskuar 12 patëntë shoferë për tejkalime në vende të ndaluara me shenja horizontale, kthesa dhe tejkalime të kolonës së mjeteve”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, nuk do të bëjë asnjë tolerim, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, thuhet tutje në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit