-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kopshti ku u rrah fëmija i vogël është pronë e vajzës së Ahmet Shalës – thonë se e kanë përjashtuar edukatoren

Rekomandime

Një nënë nga Prishtina e ka akuzuar edukatoren e një kopshti në kryeqytet se ka abuzuar me fëmijën e saj. Ajo ka publikuar edhe video, ku shihet edukatorja duke e rrahur fëmijën. Lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe kopshti ku ka ndodhur rasti, raporton Express.

- Advertisement -

Sipas postimit në faqen zyrtare të Kopshtit, punëtorja që shihet në video është përjashtuar nga puna.

“Me të parë skenën përgjegjësit e ndërrimit menjëherë kanë reaguar duke e përjashtuar nga puna punëtoren në fjalë, ndërsa prindit i është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha inqizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija i tij gjatë gjithë qëndrimit në qerdhen tonë”, thuhet në postim.

Deklarojnë se janë të përkushtuar që të procedojnë edhe me masa të tjera ligjore deri në zbardhjen e rastit dhe marrjen e dënimit meritor për edukatoren në fjalë.

- Advertisement -

“Sigurojmë prindin në fjalë dhe të gjithë Juve se sjellje të tilla nuk do të tolerohen asnjëherë në kopshtin tonë. Ky incident na ka goditur më së shumti neve por jemi të përkushtuar me gjithë qenien tonë që të procedojmë dhe me masa të tjera ligjore deri në zbardhjen e rastit dhe marrjen e dënimit meritor për personin e papërgjegjshëm që nuk qëndroj në krye të detyrës edhe përkundër invenstimit të lartë profesional që Cambridge ka bërë për gjithë stafin, në veçanti edhe për tashmë ish edukatoren”, thuhet në postimin e kopshtit.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

- Advertisement -

“Me datën 10 shkurt 2020 në stacionin policor jugu ne Prishtinë është iniciuar një rast Keqtrajtim i femijës. Në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, ky kopsht është pronë e vajzës së ish ministrit Ahmet Shala, Gjyljetës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit