Koreja e Veriut ka shkrepur raketë balistike – me sa duket nga nëndetësja – drejt ujërave në brigjet e Japonisë, tha ushtria e Koresë së Jugut.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, lëshimi i raketës vjen javë pasi Koreja e Veriut prezantoi ar*ën e vetë të këtij lloji.
Pyongyang zbuloi një lloj rakete “të re” të lansuar nga nëndetësja gjatë muajit janar, duke e përshkruar atë si “a*mën më të fuqishme në botë”.
Lajmi vjen derisa Koreja e Jugut, Japonia dhe shefat e inteligjencës amerikane pritet të takohen në Seul për të diskutuar për Korenë e Veriut.
Gjatë javëve të fundit, Pyongyang ka ndërmarrë një mori testesh të asaj që pretendohet se janë raketa lundrimi hipersonike dhe me rreze të gjatë, gjithashtu dhe a*më kundërajrore.
Disa nga këto teste shkelin sanksionet e rrepta ndërkombëtare.