3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Koronavirusi, ambasadori shqiptar në Kinë: Hani limona e pini raki

Rekomandime

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja ka reaguar lidhur me konfirmimin e dy raste me koronavirus në Shqipëri. Me anë të një statusi në Facebook, Belortaja shkruan se ishte thjesht çështje kohë që edhe Shqipëria të shënonte rastet e para për shkak të marrëdhënies së ngushtë me Italinë.

Diplomati shqiptar bën thirrje për kujdes nga qytetarët pasi në të kundërt pasojat do të jenë të rënda.

- Advertisement -

“Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..“është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi rracë e fortë”; te këshillave qesharake si ….”hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj.,”-shkruan në statusin e tij ambasadori.

Postimi i plotë:

“Asgjë e re s’ka ndodhur. Ato 2-3 ishujt e vegjël s’mund të qëndronin për shumë kohë gri. Me Italinë ne ishim thuajse “njësh” me avionat dhe tragetet e përditëshme. Bashkimi me “hartën e kuqe” aty ishte, sot vetëm sa u zyrtarizua. Kjo eshte keq sigurisht, por ka dhe një të mirë: uljen tonë me këmbë në tokë!

- Advertisement -

Mbylljen e stacionit të ..Gallatës! Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..“është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi rracë e fortë”; te këshillave qesharake si ….”hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj.

Ngjeshjes e gajasjes sonë të papërgjegjëshme nëpër kafe, restorante, salla, stadiume dhe autobuza edhe ..për 1 stacion! Të gjithë duhet të shkundemi. Ndryshe doemos ..do të na shkundë..”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit