1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Koronavirusi e ka prekur financiarisht edhe Shkurte Fejzën

Rekomandime

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza periudhën e pandemisë po e kalon në fshatin e saj të lindjes, Mushtisht.

- Advertisement -

Bilbili i muzikës popullore në një intervistë në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini thotë se fshati ia ka lehtësuar këtë periudhë të vështirë për të gjithë.

“Nga fillimi i marsit jam izoluar edhe unë duke anuluar shumë mbrëmje e ahengje të tjera që i kam pasur të planifikuara”, tha ajo.

Fejza thotë se në Mushtisht është duke qëndruar me bashkëshortin ndërsa fëmijët janë në Prishtinë.

- Advertisement -

“Pandemia na ka prekur të gjithëve nga ana ekonomike. Secilin në mënyrën e vet. Kosova edhe ashtu ka ekonomi të dobët dhe qytetarët po e vuajnë këtë situatë”.

Megjithatë këngëtarja thotë se do të jetë e përpiktë në respektimin e vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

- Advertisement -

“Para se gjithash është shëndeti”, tha ndër të tjera Sjkurte Fejza.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit