1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Koronavirusi ka ndikim në jetën se*suaIe, thotë s*soIogu kosovar

Rekomandime

Megjithëse shumica e njerëzve duket se shërohen nga COVID-19, seksologu kosovar, Hajrullah Fejza ka paralajmëruar për disa efekte që mund të ndikojnë në jetën s*ksuaIe të pacientëve.

- Advertisement -

A ndikon Covid -19 në shëndetin seksual? Kësaj pyetje është munduar t’i jep një përgjigje Specialist i Se*sologjisë, Hajrullah Fejza, ani pse thotë se ende nuk ka studime të mirëfillta në këtë fushë.

Në një intervistë për lajmi.net, Fejza tha se në ordinancën e tij kanë filluar të shkojnë pacientë që kanë këso probleme.

“Duke qenë sëmundje që prek shumë sisteme në organizëm, COVID-19 pa shmangshëm ndikon edhe në shëndetin s*ksual të njeriut.

- Advertisement -

Edhe në ordinancën tonë të seksologjisë në Prishtinë kohëve të fundit kemi patur një numër të rasteve që kanë qenë të prekur me COVID-19, te të cilët kanë filluar të manifestohen probleme të funksionimit s*ksuaI”, tha s*ksoIogu i vetëm që ka Kosova.

Ai thotë se, ndikim të konsiderueshëm paralajmërohet të ketë në çrregullimin e dëshirës dhe interesit seksual në të dy s*kset si dhe çrregullime të ereksionit te burrat dhe lëngëzimit te gratë.

- Advertisement -

“Studime të pakta janë bërë deri tani në këtë fushë por të gjitha tregojnë që këto dëmtime janë të pranishme dhe se ato janë si pasojë e këtyre efekteve: Efekti psikologjik: Nëse e kemi parasysh faktin se truri është organi s*ksual më i rëndësishëm atëherë lehtë është të kuptohet pasoja që rezulton nga atakimi i shëndetit mental te rastet me COVID-19.

Humbja e interesit dhe dëshirës për aktivitet s*ksual në të dy s*kset është pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj sëmundje.

Efekti vaskular: Virusi që shkakton COVID-19 dëmton në masë të madhe murin e brendshëm të enëve të gjakut dhe rrjedhimisht dëmton qarkullimin normal e të mjaftueshëm të gjakut.

Kjo pastaj rezulton me çrregullime te ereksionit te burrat kurse te gratë dëmton fazën e eksitimit në ciklin e përgjigjes s*ksuale që manifestohet me mungesë të lëngëzimit ( tharje vaginale) dhe dhembje gjatë aktit seksual”, tha Fejza.

Ai tha se përkeqësimi i përgjithshëm i shëndetit është se ndikimi i kësaj sëmundje në sistemin nervor, të frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut mund të dëmtojë funksionin erektil e që për pasojë paraqiten probleme afatgjate te personat e prekur nga ky infeksion.

“Me siguri që kërkohen studime e kërkime të shumta në këtë fushë për të konstatuar më saktë efektet e vërteta të COVID-19 në shëndetin s*ksual”, përfundoi Fejza.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit