Në Itali kanë humbur jetën 165 persona nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, një ulje e ndjeshme në krahasim me 194 viktima sa ishin një ditë më parë.
Mbrojtja Civile italiane ka publikuar shifrat e COVID-19 për ditën e sotme, ku vërehet sërish rënie e numrit të viktimave dhe të prekurve. 802 kanë qenë rastet e reja, ndërsa dje u raportuan 1,083.
30,560 është numri i përgjithshëm i të vdekurve, ndërsa numri total i të infektuarve në Itali ka arritur tashmë në 219,070.
Numri i të infektuarve aktualë është 83,324, ndërsa 105,168 janë shëruar plotësisht nga virusi vdekjeprurës