1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Koronavirusi merr teposhtëzën në Kosovë, po i vije fundi

Rekomandime

Në vend tanimë janë të shëruar 769 persona të infektuar me Covid-19 dhe janë vetëm 191 raste aktive.

- Advertisement -

Mediumi ka kontaktuar me pesë komunat më të prekura nga koronavirusi.

Ndër komunat me numrin më të madh të rasteve pozitive me Covid-1i janë: Ferizaj me 134 raste pozitive, 91 raste pozitive në Prizren, 83 raste në Prishtinë, 79 raste në Gjilan dhe 76 persona të infektuar në komunën e Malishevës.

E në të gjitha këto komuna virusi tanimë është duke u shuar.

- Advertisement -

Bekim Ademi, drejtor i shëndetësisë në komunën e Ferizajt për IndeksOnline ka thënë se prej 134 raste janë shëruar 97 persona.

Ndërsa janë vetëm 35 raste aktive.

- Advertisement -

“Raste aktive kemi 35 persona pozitiv, kemi 2 persona te vdekur, 97 persona të shëruar, 134 persona është totali! Teste do ketë edhe sonte, shumica janë ritestime.

Masat po respektohen si në të gjitha qytetet, policia dhe inspektorati komunal janë duke përcjellur me kujdes situatën”, tha ai.

E në qytetin që tërhjek tursitë më shumë në Kosovë tanimë janë shëruar 67 persona ndërsa janë vetëm 24 raste aktive dhe dy viktima.

“Mbrëmë janë bërë 3 ritestime dhe 7 apo 8 persona të kontaktit, ndërkohë që të gjithë kanë rezultuar negativ, pra personat e gjurmimit të kontakteve ndërsa prej tre ritestrimeve nëse edhe sot bëhet ritestimi i tyre dhe dalin negativ konsiderohen të shëruar. Kemi 24 raste aktive, 67 të shëruar dhe dy viktima”, tha Visar Shehu, drejtor i shëndetësisë në komunën e Prizrenit.

Shehu, ka thënë se qytetarë nuk po i respektojnë edhe shumë masat e Qeverisë për parandalimin e pandemisë.

” Ka dalje të qytetarëve, policia është duke bërë shpërndarjen e tyre çdo natë, mbrëmë nuk i ka lejuar qytetarët të hyjnë në shadërvan ose ua ka kontrolluar numrat e letërnjoftimit ata që kanë tentuar të hyjnë që a kanë të drejtë të hyjnë apo jo.

“Faktikisht nuk po i respektojnë ashtu si duhet masat sidomos pas lehtësimit të masave në fazën e dytë, migjithatë policia është duke i vëzhguar dhe duke kryer punën e tyre”, tha ai.

Gjendje e mirë po shihet të jetë edhe në kryeqytetin e Kosovës.

Në Prishtinë tanimë janë shëruar 67 persona prej 84 të infektuarve, e dy viktima.

Bujar Gashi, drejtor i shëndetësisë në komunën e Prishtinës, ka thënë se janë vetëm 15 raste aktive me Covid-19.

“Sot nuk do të ketë testime, pasi e kemi pasur vetëm një rast pozitiv edhe ai nuk ka qenë nga komuna jonë. Në infektivë ka mundësi që të ketë testime dhe në terren, eventualisht në konvikte. Ndërsa kemi 15 raste aktive”, tha Gashi për IndeksOnline.

E në komunën e Malishevës që janë infektuar në masë të madhe për një kohë të shkurtër me koronavirus, janë shëruar thuajse të gjithë.

Ragip Begaj, kryetar i Malishevës, ka thënë se dy personat e fundit me koronavirus janë në proces të shërimit dhe shuhet ky virus atje.

“76 gjithsej të infektuar kemi ndërsa 73 të shëruar, 1 i vdekur dhe dy janë në proces të shërimit, po presim që në ditët në vijim të shërohen të gjithë. Nuk pritet të ketë teste këto ditë.

Qytetarët po dalin tanimë nga shtëpitë pasi janë mbylur që dy muaj e nuk po durohen me nejt ende”, tha ai.

LEXO EDHE:

Bahtiri: Në Natën e Kadrit, Allahu na gëzoi me këtë lajm të mirë

Ndërsa, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka thënë se 79 persona janë infektuar, 49 të shëruar, dhe dy viktima.

Përndryshe, sot është marrë një numër i madh i mostrave, për të cilën është konfirmuar nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, për rezultatet e të cilave qytetarët e Gjilanit do të njoftohe me kohë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit