0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Koronavirusi mund të infektojë 10 lloje kafshësh, nga lista nuk përjashtohen as macet

Rekomandime

Në studimin shkencor të rrezikuar nga koronavirusi është një listë e gjatë me kafshë, mes tyre edhe macet, lopët, dhitë, derrat, delet, buallët dhe pëllumbat.
PARIS- Covid-19 është virusi vdekjeprurës që ka “pushtuar” botën dhe ka vrarë mbi 100 mijë njerëz në mbarë botën, por tashmë ka evoluar dhe mund të infektojë edhe macet që njerëzit mbajnë nëpër shtëpi, si edhe bagëtitë. Në bazë të një studimi shkencor i cili është realizuar nga Instituti me famë botërore Pasteur, në Paris, është vërtetuar diçka e tillë se ky lloj virusi vret edhe kafshët.

- Advertisement -

Studiuesit në Universitetin e Hunanit kanë studiuar strukturat e mushkërive të 251 kafshëve të ndryshme për të përcaktuar se cilat mund të infektohen me Covid-19 përmes kontaktit me lakuriq nate ose me njerëzit.

Mediat e huaja shkruajnë se ekspetët që kanë bërë këtë zbulim sugjerojnë që, përtej infektimit të lakuriqëve të natës dhe njerëzve, virusi ka fituar tashmë aftësinë për të infektuar të paktën dhjetë krijesa të tjera. Në këtë mënyrë të rrezikuara janë macet, lopët, dhitë, derrat, delet, buallët dhe pëllumbat.

Nga ky fakt mësohet se shtohet shanset që virusi të ketë kaluar nga njerëzit në këta gjitarë, sepse virusi mund të pësojë mutacione dhe të marrë forma të reja, madje edhe më vdekjeprurëse që më pas mund të shfaqen për të infektuar njerëz të tjerë përsëri.Ky ekip për studimin shkencor është drejtuar nga Xing-Yi Ge, një virolog i cili më parë ka punuar në Qendrën e Institutit të Virologjisë në Ëuhan. Studiuesit e këtij kërkimi besojnë se transmetimi mes specieve të ndryshme besohet të jetë një shkak kryesor i epidemisë së koronavirusit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit