1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Koronavirusi pushton Prishtinën, 16 lagje të prekura

Rekomandime

I takojnë moshës më të rrezikuar nga virusi korona. Por, pavarësisht kësaj, qytetarët e Prishtinës, duket që rrezikun nga ky virus, e kanë lënë mbrapa shpinës.

- Advertisement -

Ndërkohë, lajme jo të mira në ditët e fundit për ta, vijnë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Vetëm mbrëmjen e së hënës, 46 persona nga kryeqyteti, rezultuan pozitiv me virusin corona në kryeqytet.

Por, pavarësisht kësaj, pak nga qytetarët shihen teksa mbajnë maska e mjete të tjera mbrojtëse.

- Advertisement -

E një nga sektorët më të dëmtuar në kohën e pandemisë, ishte ai i gastronomisë.

Elbasan Osmanaj që menaxhon një biznes në Prishtinë, thotë se me shtimin e rasteve të reja me Covid 19, ndikon edhe të rënia e punës.

- Advertisement -

Ndërsa shton se një mbyllje e sërishme e këtij sektori, do të ishte i papërpabellushem.

Ndërkohë, nga mesi i marsit e deri me tani, 217 persona rezultuan pozitiv me virusin korona në Prishtinë.

Por, ditët e fundit, kryeqendra e Kosovës ishte më e prekura nga ky virus.

Ngritja e numrit të të prekurve, ka bërë që 140 raste me koronavirus të jenë aktive në Prishtinë.

Shumica nga ta sipas drejtorit të shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi janë në gjendje të mirë shëndetësore. . 

Gashi, ka shtuar se deri më tani, nga Komuna e Prishtinës, nuk është propozuar rikthimi i ndonjë mase të mëhershme.

Në fund, drejtori i shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, thotë se çdoherë komuna e Prishtinës ka bërë thirrje që të respektohet mbajtja e maskës, ruajtja e distancës dhe pastrimi i shpeshtë i duarve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit