4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kosnett: Kurti dhe Osmani kanë vizion e energji, kjo është shumë emocionuese për Kosovën

Rekomandime

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett është shprehur i mahnitur nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. Ai tha se këto zgjedhje ishin të lira, të drejta dhe profesionale.

- Advertisement -

Kosnett në një intervistë në Pressing të T7 tha se në Kosovë eksziston një dëshirë e madhe për t’iu dhënë rastin Kurtit e Osmanit për ta formuar qeverinë e re.

“Mendoj se me siguri flas për shumë njerëz kur them se shpresoj që Kosova të hyjë në një valë ku nuk do të ketë kaq shumë zgjedhje të parakohshme. Megjithatë, isha shumë i lumtur, shumë i mahnitur me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Duket që ishin të lira, të drejta, sigurisht që u mbajtën në mënyrë të sigurtë dhe profesionale. Sigurisht janë disa hetime duke u zhvilluar dhe gjithmonë ka mësime që nxirren”, tha Kosnett

Kosnett tha se i njeh mjaft mirë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin dhe se është takuar shumë herë me ta, para dhe pas zgjedhjeve.

- Advertisement -

“I njoh Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin mjaft mirë tashmë dhe mendoj se është e qartë që në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për t’iu dhënë rastin për ta formuar qeverinë dhe për ta udhëhequr vendin dhe mendoj se ata kanë vizion e energji dhe kjo është kohë shumë emocionuese për Kosovën. Jam takuar me ta shumë herë, përfshirë edhe pas zgjedhjeve”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit