Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett ka bërë homazhe për aktorin e njohur Adem Mikullovci që ka ndërruar jetë dje.
Kosnett përmes një cicërime në Tëitter ka thënë se Adem Mikullovci e ka mbajtur gjallë shpirtin e kosovarëve edhe në kohërat më të vështira.
“Ne i bashkohemi gjithë Kosovës për ta vuajtur humbjen dhe nderuar jetën e aktorit, komedianit dhe politikanit Adem Mikullovci.
Në kohë të vështira, arti dhe humori i tij kanë mbajtur gjallë shpirtin e Kosovës. Kontributi i tij në kulturën, pavarësinë dhe karakterin e Kosovës do të lënë një trashëgimi të përhershme”.
Ky është postimi i tij i plotë:
We join all of #Kosovo in mourning the loss and celebrating the life of actor, comedian, politician Adem Mikullovci. In…
Gepostet von U.S. Embassy Pristina, Kosovo am Mittwoch, 16. September 2020