-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kosova apo Shqipëria, cili shtet përfitoi më shumë nga Rruga e Kombit

Rekomandime

Rruga e Kombit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë, është vënë në funksion afërsisht një dekadë më parë. Projekti infrastrukturor që vlerësohet më i madhi në historinë e dy shteteve, por edhe më i kontestuari politikisht po konsiderohet edhe tani si i rëndësishëm. Cili ishte ndikimi i kësaj rruge në bizneset dhe qytetarët, ish-kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka folur mbi efektet e kësaj rruge.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njohës i ekonomisë, Safet Gerxhaliu, ka folur mbi efektet që ka pasur Rruga e Kombit për dy shtetet dhe bizneset. Në një deklaratë për “Monitor”, ai ka thënë se investimi në këtë projekt ka qenë i domosdoshëm, dhe sipas tij të gjitha kritikat që janë hedhur mbi këtë projekt vite më parë, kanë rënë poshtë.

- Advertisement -

Mirëpo, Gerxhaliu thotë se barrierat mes dy shteteve janë të madha, dhe sipas tij, ato po e pengojnë bashkëpunimin mes bizneseve.

“ Është e vërtetë që ka pasur kritika të shumta për investimet në infrastrukturë, por kur kemi të bëjmë me Rrugën e Kombit, ajo që lidh Kosovën me Shqipërinë duhet të analizohet në disa dimensione; është e rëndësisë së pakontestuar kombëtare, është e rëndësisë së pakontestuar në aspektin strategjik, por mbi të gjitha, ka edhe efektin e vet psikologjik sepse më në fund po funksionon një arterie që e bashkon Kosovën dhe Shqipërinë.

Pritshmëritë kanë qenë shumë më të mëdha, se do të ketë më shumë efekte në ekonomi, mirëpo edhe këto efekte duhet të ndahen në tri dimensione kohore: në aspektin afatshkurtër, afatmesëm, dhe afatgjatë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit