Tri rivënie këndore të njëpasnjëshme, nga minuta e tetë deri në të 12-n, nuk ka arritur t’i shfrytëzojë Kosova për të gjetur golin e epërsisë ndaj Maqedonisë.
Nis ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë
Ka nisur në Shkup ndeshja e parë e plejofit për kualifikim në Kampionatin Evropian mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Takimi më i rëndësishëm deri tash në histori për Kosovën, e gjen përfaqësuesen e futbollit “të përgjysmuar” për shkak të mungesës së lojtarëve kryesorë për arsye të lëndimeve dhe situatës aktuale me COVID-19.
Nëse Kosova fiton ndeshjen e sotme, në nëntor do të përballet me Gjeorgjinë në ndeshjen që fituesin e dërgon në Kampionatin Evropian 2021.
Kosova do të nisë ndeshjen me këtë formacion:
Muriq, Kololli, Aliti, Dresheviq, Vojvoda, Berisha, Shala, Zeneli, Celina, Hadërgjonaj, Nuhiu.