1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kosova e dyta në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit

Rekomandime

Kosova është radhitur si shteti i dytë në botë për përmirësim në fushën e sundimit të ligjit për vitin 2022.

- Advertisement -

Në Indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project”, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet pas Hondurasit sa i përket përmirësimeve në këtë aspekt.

SHBA-ja është renditur si shteti i pestë që ka shënuar më së shumti përmirësime.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në Twitter se rangimi i Kosovës në këtë Indeks se vendi i dytë në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit është konfirmim se reformat e Qeverisë po funksionojnë me shpejtësi.

- Advertisement -

“Këtë vit ‘World Justice Project’ e ka renditur sërish Republikën e Kosovës numër 1 në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit. Ajo gjithashtu e ka renditur Kosovën numër 2 në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe po funksionojnë me shpejtësi”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit