1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kosova e para në botë me vdekje nga Covid-19 në 1 milion banorë

Rekomandime

Themeluesi dhe Drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol, i cili është edhe profesor i mjekësisë molekulare, në llogarinë e tij zyrtare në twitter ka publikuar një tabelë në të cilën janë paraqitur të dhënat për rastet e vdekjeve nga COVID-19 nëpër botë.

- Advertisement -

Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.


Kosova për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë e ka lënë prapa edhe Amerikën e cila renditet në vendin e 9-të.

Në tabelën e publikuar nga profesori amerikan janë të dhënat deri në datën 11 gusht 2020.

- Advertisement -

Pavarësisht kësaj, numri i rasteve të vdekjeve nga COVID në Kosovë ka qenë i lartë edhe në të dhënat e publikuara dje nga IKSHP, ku ishin gjithsejtë brenda 24 orëve 11 persona të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur gjithsejtë 365 persona.

- Advertisement -

Numri total i personave të infektuar është 10 mijë e 795 nga 42 mijë e 136 sa janë testuar.

Sipas të dhënave të IKSHP-së deri më 12 gusht janë shëruar 6 mijë e 411 persona derisa mbeten aktiv edhe 4 mijë e 19.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 dhe i rasteve të vdekjes është rritur ndjeshëm në Kosovë pas vendimeve të institucioneve për heqjen e kufizimeve

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit