1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kosova e para në rajon për vaksinimin e qytetarëve ndaj COVID-19

Rekomandime

Republika e Kosovës është e para në rajon me vaksinim të popullsisë, ku tashmë 45 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti COVID-19.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të publikuara nga “Our World in Data”, Kosova ka lënë pas të gjitha vendet e rajonit, sa i përket vaksinimit të popullsisë.

Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina qëndrojnë të gjitha pas Kosovës në këtë listë.

Ndryshe, tashmë ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në konferencën për media ku dha edhe lajmin për dorëheqjen e tij, tha se deri në fund të vitit pritet të vaksinohen 75 për qind e popullatës mbi moshën 16 vjeçare.

Vitia njoftoi se deri tani janë administruar mbi 1.3 milion vaksina.

- Advertisement -

Po ashtu, ai bëri të ditur se në stok aktualisht kanë rreth 400 mijë vaksina, ndërsa deri në fund të vitit do të arrijnë edhe rreth 500 mijë doza.

Lexo po ashtu:

- Advertisement -

COVID-19, Vitia: Deri në fund të vitit do të vaksinohen 75 për qind e popullatës

“Me këtë sasi dhe trend aktual të vaksinimit do të vaksinohen mbi 75 për qind e popullatës, rrjedhimisht popullata mbi moshën 16 vjeçare”, tha ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë me këtë trend të vaksinimit.

Vitia u shpreh se sa i përket vaksinimit, kjo ministri është në negociata edhe për dozën e tretë të vaksinave anti-COVID.

Sipas tij, certifikata e vaksinimit në Kosovë është në përputhje me standardet e BE-së dhe së voni kanë aplikuar për pranimin e kësaj certifikate nga BE-ja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit