1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kosova eksportoi virus në Zvicër dhe Austri (VIDEO)

Rekomandime

Gjatë kësaj vere, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës theu disa rekorde aderimesh. Në atdhe po zbarkonin qindra mijëra kosovarë që jetojnë kryesisht në vendet perëndimore. Por edhe në vendet prej nga vinin mërgimtarët, po shënoheshin rekorde, veçse jo fluturimesh.

Në Gjermani, Zvicër e Austri nisën të rriten sërish rastet e të infektuarve me Covid-19, dhe sipas raportimeve të medieve nga këto vende është gjetur fajtori, kosovarët!

- Advertisement -

Austriakët e shohin përgjegjëse direkt Qeverinë e Kosovës. Sipas një shkrimi të gazetës Heute, ekzekutivi hoqi të gjitha masat pak para pushimeve verore dhe i mirëpriti bashkatdhetarët pa asnjë kufizim. Madje lejoi dasmat e grumbullimet pa kushtëzime që pjesëmarrësit të ishin të testuar apo vaksinuar. Si shembull ky medium merr mesin e korrikut kur Kosova ishte krejt e qetë nga infektimet, por mysafirët nga Evropa ndikuan në rritjen e rasteve, të cilat tashti po i përcjellin me të madhe edhe në vendet e tyre.

Kosovën bashkë me vendet e tjera të Ballkanit po i lënë përgjegjës edhe zviceranët. Në shkrimet e medieve atje tashmë trajtohet shqetësimi i qytetarëve që ndonëse të infektuar, e disa në gjendje të kujdesit intensiv u duhet tu kthehen direkt në klinikat emergjente përmes linjave të veçanta ajrore, rrjedhimisht shumëfish më të shtrenjta.

Kjo nuk i ka ikur një mjeku në Zvicër që është shqiptar, Florim Cuculi.

- Advertisement -

“Është fakt që në spitale të ndryshme në Zvicër deri 80 % e pacientëve me Covid-19 janë shqiptarë. Shteti zviceran e bëri të veten dhe na e mundësoj vaksinimin e hershëm. Ne këtë nuk e bëmë dhe shkuam të festojmë dasmat në një verë të çmendur e cila do na kushtojë shumë jetë. Nuk është e tepruar të thuash që shqiptarët janë motori i valës së IV të Covidit në Zvicër. Nuk e shoh kontributin tonë në këtë shoqëri në këtë mënyrë. Në fakt më vjen turp.” – shkroi kardiokirurgu ndër të tjera në profilin e tij në Facebook.

Vetëm para pak ditësh përmes këtij doktori në gazetat zvicerane u bëhej thirrje shqiptarëve për vaksinim, edhe atë në gjuhën shqipe. Ndërkaq një ditë më parë Bashkimi Evropian ka hequr Kosovën nga lista e vendeve të sigurta, për shkak të valës së re të infektimeve./klankosova.tv

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit