1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kosova mund t’ia shohë shumë hairin qeverisë së re gjermane

Rekomandime

Kur më 4 prill Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës një urim vinte nga Berlini.

Politikanja e partisë së gjelbër të Gjermanisë, Annalena Baerbock uroi kosovarët për e për lajmin e madh siç e quante ajo.

- Advertisement -

Gjashtë muaj pas, Baerbock është vetë në qendër të vëmendjes.

Ish-kandidatja për kancelare sipas gazetave më të mëdha gjermane, pritet të jetë ministre e punëve të jashtme.

Të gjelbërve u takon ky post në ndarjen e pushtetit të marrëveshjes së koalicionit që u arrit të mërkurën mes tyre, social demokratëve e demokratëve të lirë FDP, me kancelar Olaf Scholz.

- Advertisement -

Zyrtarisht Baerbock ende nuk është vënë në postin e kryediplomates në Berlin.

Një bashkëpartiake e saj thotë se 41 vjeçarja do e kryente këtë punë shkëlqyeshëm.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit