5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kosova po ia tregon botës fytyrën e vërtetë të Serbisë

Rekomandime

Fushata e egër diplomatike nga ana e Serbisë, e cila po lobon në botë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe po pamundëson anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, nuk ka të ndaluar, ndonëse bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht SHBA-ja dhe shtetet e QUINT-it i kanë bërë thirrje Serbisë që të ndalojë këtë betejë ndaj Kosovës

- Advertisement -

Autoritetet serbe, të cilat po i injorojnë këto kërkesa, janë zotuar se assesi nuk do të ndalen, madje kanë paralajmëruar se do ta ashpërsojnë këtë fushatë. Të paktën kështu deklaroi shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq në një takim të mbajtur gjatë kësaj jave me ambasadorin e sapoemëruar amerikan në Beograd Anthony Godfreyn, duke pohuar se nga SHBA-ja u është kërkuar ndalja e fushatës.

“Ne kemi biseduar pak edhe për Kosovën dhe natyrisht ata janë gjithmonë të interesuar nëse ne do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve. Nuk vjen në shprehje që ne ta ndalim fushatën dhe ata të udhëheqin kampanja për njohje, duke përfshirë edhe shtetet e QUINT-it, por biseda jonë ka qenë shumë korrekte”, ka thënë Daçiqi pas këtij takimi.

Në anën tjetër, Kosova si kundërpërgjigje ndaj fushatës serbe pati vendosur në nëntorin e vitit të kaluar taksë 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. E pikërisht kjo taksë po shfrytëzohet nga ana e shtetit serb për ta bllokuar dialogun me Kosovën.

- Advertisement -

Duke folur për diplomacinë agresive të Serbisë kundër Kosovës, Rejhane Vuniqi, zëvendësministre në detyrë e Punëve të Jashtme, ka deklaruar për “Zërin” se pavarësisht intensifikimit të fushatës serbe Kosova po vazhdon punën e saj drejt anëtarësimit në organizata të ndryshme.

“Beteja diplomatike mes Kosovës dhe Serbisë në dy vjetët e fundit ka qenë e ashpër dhe e pashembullt, por Kosova mbetet e angazhuar për të zgjeruar rolin e saj në institucionet shumëpalëshe. Serbia ka vepruar kundër Kosovës në shumë organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe Kosova me sukses ka fituar betejat në Organizatën Botërore të Doganave, në Frankofoni dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Kohët e fundit Kosova u bë anëtare e INTOSAINT-it dhe është në proces anëtarësimesh të tjera, për të cilat ne po punojmë në punë konfidenciale me partnerët tanë. Kosova do të vazhdojë të kundërshtojë agresionin diplomatik serb në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Vuniqi.

- Advertisement -

Sipas saj, Kosova me maturi po ia tregon botës fytyrën e vërtetë të diplomacisë serbe.

“Kosova ia ka treguar botës me sukses fytyrën e vërtetë të diplomacisë serbe, që ka përdorur afera korruptive dhe mjete të tjera të pista për të falsifikuar nota diplomatike dhe për t’u angazhuar kundër interesave kombëtare të Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme përmes punës së drejtpërdrejtë me vendet që e kanë njohur Kosovën ka penguar fushatën negative të Beogradit. Kjo është një betejë e pandalshme, që kërkon unitet kombëtar dhe angazhim kundër Beogradit”, ka theksuar më tutje ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit