2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kosova rrezikon të luajë pa tifozë në shtator

Rekomandime

Kosova do t’i luajë tri ndeshje në fillim të muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm. Prej tyre, dy ndeshje do t’i luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

- Advertisement -

Ndonëse ishte pothuajse e sigurt që tifozët do të lejoheshin në stadium për të qenë motiv shtesë për “Dardanët” edhe pse me numër të kufizuar, kjo nuk pritet të ndodhë.

Qeveria e Kosovës sot miratoi masat e reja, ndërsa numri i lejuar në stadium është 10% e kapacitetit të plotë. Madje, tifozët që duan t’i shikojnë ndeshjet nga afër, duhet ta kenë të paktën dozën e parë të vaksinës anti-COVID, ose të kenë testin negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Megjithatë, ndeshjet e Kosovës mund të luhen pa prezencën e tifozëve. Kjo pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ketë orë policore në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në orën 05:00, prej nesër e deri më 13 shtator.

- Advertisement -

Kosova në “Fadil Vokrri” luan fillimisht me Greqinë më datë 5 shtator, kurse tri ditë më vonë e pret Spanjën. Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 20:45 e përfundojnë diku rreth orës 23:00, kur është aktive ora policore.

Express kontaktoi me drejtorin e kombëtares, Muharrem Sahitin që tha se do të komunikojnë me UEFA-n dhe qeverinë për të marrë një vendim përfundimtar, teksa çdo gjë do të dihet të hënën.

- Advertisement -

“Gjithçka është e mundur. Qysh e vendos shteti, ashtu duhet edhe me vepru, pavarësisht që UEFA i ka me 30% të kapacitetit të stadiumit. Gjithçka varet në bashkëpunim me qeverinë, pasi këto termine janë caktuar më herët prej UEFA-s. Presim përgjigje. Duhet me pasë komunimikim me UEFA-n, por edhe me qeverinë. Fillimisht duhet me qeverinë nëse na lejojnë. Ne jemi për t’i respektuar masat. Këtë here na u kanë dashtë më së shumti tifozët edhe jemi gëzu që po na kthehen. Nuk ka definitive asgjë. Gjithçka do të dihet të hënën”, tha Sahiti për Express.

Ndërkohë, në ndeshjen e dates 2 shtator që Kosova e luan ndaj Gjeorgjisë si mysafir po ashtu nuk lejohen që “Dardanët” të udhëtojnë. UEFA ka marrë vendim që të mos lejohen tifozët e kombëtareve mysafire në stadiume.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit