Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë parakualifikuese për Kupën e Botës 2023, transmeton Gazeta Metro.
Pas fitores ndaj Islandës, Kosova ka shënuar fitore edhe sonte ndaj Luksemburgut në udhëtim në kuadër të Grupit B.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 80-84 dhe tani ‘Dardanët’ bën një hap të madh për të kaluar në rrethin tjetër të kualifikimeve.