1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kosova shpall ditë zie për Madeleine Albright

Rekomandime

Presidentja Vjosa Osmani, e ka shpallur të premten ditë zie në Kosovë pas vdekjes së ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

Lajmin e ka dhënë kryekuvendari Glauk Konjufca, duke shtuar se seanca e rregullt plenare e paralajmëruar për sot, është shtyrë për të hënën në orën 10:00.

- Advertisement -

“Për shkak se ka ndërruar jetë Madeleine Albright e cila ka dhënë kontribut që s’do ta harrojmë si popull për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, presidentja e ka shpallur ditë zie të premten, dhe në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare këtë seancë e zhvendosim për ditën e hënë”, tha Konjufca.

Albright vdiq të mërkurën në moshën 87 vjeçare pas betejës me kancerin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit