Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani po vazhdon me suksese në karrierë.
Ajo është votuar si futbollistja sulmuese më e mirë e vitit 2019 në Suedi, nga Federata e Futbollit, shkruan Indeksonline.
Asllani këtë vit morri pjesë në Kupën e Botës për femra, ku ndihmoi Suedinë të depërtonte deri në gjysmëfinale.
Në 7 ndeshje ajo shënoi 3 gola.
Asllani së bashku me Fatmire Bajramajn, konsiderohen si dy futbollistet më të suksesshme shqiptare në botë.