1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kosovarët e emërojnë këtë bakllavë me emrin Lul Raka

Rekomandime

Për shkak të pandemisë së Covid-19 në shumë vende të botës, përfshirë edhe në Kosovë, besimtarët myslimanë e kanë falur namazin e bajramit në shtëpitë e tyre. Por gjatë festës së Bajramit në të gjitha shtëpitë e kosovarëve e pranishme gjithmonë është bakllavaja. E një grup është treguar kreativ dhe këtë lloj të ëmbëlsirës e ka emëruar me emrin e mikrobiologut Kosovar ‘Bakllava Lul Raka’.

- Advertisement -

Pandemia Covid-19 ka prekur edhe Kosovën ku vendi deri më tani ka 1 mijë të infektuar e 29 të vdekur. Por mburojë e gjithë kësaj kohe për qutetarët tanë kanë qenë mjekët, policia.

Por një grup në rrjetin social facebook është treguar kreativ gjatë kësaj feste, shkruan Gazeta Express.

“Kjo lloj e bakllaves original quhet ‘Lule Bakllava. Por ne për hir të njërit nga emrat kryesor të betejës kundër pandemisë Covid-19, vendosëm që këtë vit ta emërojmë Bakllava Lul Raka”, thuhet në njoftimin e adminëve në faqen Maniakët e Kuzhinës në facebook.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit