Të hënën në Morges, rajonin e Vaud në Zvicër është raportuar një therje me thikë. Rreth orës 04:40 të mëngjesit, fqinjët kanë dëgjuar zhurmë të madhe dhe kanë njoftuar policinë.
Policia e Zvicrës ka njoftuar se ka pasur konflikt familjar, me ç’rast burri e ka therur me thikë gruan e tij.
Bëhet e ditur se i përfshirë në këtë rast është një mashkull kosovar, 32 vjeç, i cili e ka goditur me thikë në fyt gruan e tij.
Gruaja 28-vjeçare është dërguar në emergjencë me lëndime të rënda. Në hetimet fillestare mësohet se dy personat ishin të martuar, por që jetonin ndaras që disa muaj.