1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kosovari në Zvicër voziti veturën 130 kmh, gjykata e dënon me 14 muaj burg me kusht

Rekomandime

Një 20-vjeçar kosovar që kishte tejkaluar shpejtësinë gjatë ngasjes me makinë në Schlieren është dënuar nga Gjykata e Qarkut e Dietikoni me 14 muaj burg me kusht, shkruan gazeta Aargauer Zeitung.

- Advertisement -

Rasti ka ndodhur në prill të këtij viti. Policia e Kantonit kishte kryer një matje lazerike sipas të cilës, i riu kosovar nga rrethi i Dietikonit po e ngiste makinën 130 kilometra në orë gjegjësisht 70 km në orë më shpejt se sa lejohej (60 km / orë).

Dhe kjo nuk ishte e tëra: pak më shumë se një muaj më parë, pasditen e vonë të së premtes, korovari i ri, po ashtu në Schlieren – “nga mungesa e vëmendjes”, siç thotë aktakuza – kishte anashkaluar automjetin para tij, transmeton albinfo.ch. Kështu ai qe përplasur në pjesën e pasme të makinës para tij.

Zyra e prokurorit publik pati ngritur akuzën për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut – me shkelje masive të shpejtësisë së sinjalizuar maksimale  – si dhe për shkelje të rregullave të trafikut – duke shkaktuar përplasjen me makinën tjetër, nga ana e pasme.

- Advertisement -

14 muaj burg me kusht plus  gjobë

Pasi nuk kishte çfarë të kundërshtohej në lidhje me akuzat, i akuzuari që kishte pranuar veprën dhe kishte dhënë pëlqimin që procesi ndaj tij të zhvillohej me procedurë të shkurtuar. Po ashtu ai kishte pranuar propozimin e prokurorit.

- Advertisement -

Ky propozim përfshinte një dënim me kusht prej 14 muajsh dhe një gjobë prej 500 frangash. Përveç kësaj, në bazë të vendimit, i akuzuari duhet të pranojë udhëzimin nga gjykata që të marrë pjesë në programin mësimor “Start” për pjesëmarrësit në trafik të cilët tregojnë prirje për të ndërmarrë rreziqe.

I akuzuari më tutje ka treguar se është i papunë. “Nuk kam punë për momentin. Deri më tani kam shkruar 30 deri në 40 aplikime, por kam marrë vetëm refuzime. Unë jam për herë të parë para gjyqit dhe kurrë nuk do ta përsëris atë që kam bërë. Kam aplikuar për pasaportën zvicerane. Për shkak të kësaj procedure, ajo më është refuzuar”.

Gjykata ka konstatuar se vendimi i propozuar nga prokuroria ishte i përshtatshëm, prandaj ka dhënë aktgjykimin. Dënimi me burg prej 14 muajsh është ndër dënimet më të ulëta për shkelje të shpejtësisë, ka thënë kryetari i gjykatës. Por kjo nuk do të thotë se rasti aktual është rast i lehtë.

Është e kuptueshme që i akuzuari donte të shkonte në shtëpi sa më shpejt të ishte e mundur. Por, kjo nuk është arsye për të vozitur kaq shpejt. Përveç kësaj, i akuzuari tashmë ishte paralajmëruar një herë nga zyra e trafikut rrugor dhe, duke pasur parasysh atë, mund të pritej që ai të sillej ndryshe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit