2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kosovari nga Vitia zgjedhet deputet në parlamentin e Hamburgut

Rekomandime

Kosovari Sami Musa është zgjedhur deputet në parlamentin e Hamburgut të Gjermanisë nga partia SPD.

Musa i cili është me prejardhje nga Pozhorani i Vitisë ka arritur të fitojë votat e mjaftueshme që të jetë deputet në pesë vitet e ardhshme në zgjedhjet që u mbajtën të dielën në qytetin e Hamburgut.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një statusi në Facebook.

Unë u votova në këtë të diele nga një numër i juaji që kanë drejtë votimi në gjermani, ju jamë shumë mirënjohës për kontributin dhe ndihmën tuaj.

- Advertisement -

Duke ju falenderuar punës dhe ndihmës së ekipit që ishte 24 orë në disponim edhe duke i falenderuar partisë që prezentoj – SPD Hamburg – arritëm që të kualifikohem si deputet në parlamentin e Hamburgut”, ka shkruar Musa.

Për mandatin e fituar të deputetit në Parlamentin e Hamburgut ka njoftuar edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani.

- Advertisement -

Një Lajm i mrekullueshëm nga Gjermania: kandidati i SPD për zgjedhjet në Parlamentin e Qytetit të Hamburgut me prejardhje nga Pozharani i Vitisë nga Kosova, Sami Musa (35 vjeç) ka Fituar Mandatin Direkt në Parlamentin e Hamburgut. Shqiptari i parë Deputet në Parlament në një Land gjerman! Urime Sami Musa”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit