1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kosovari që mori vaksinën anti-covid tregon për efektet anësore që i përjetoi

Rekomandime

Kosovari Imer Shehu që jeton në Angli ka vendosur që ta marrë vaksinën anti-Covid.Britania e Madhe nisi testimin e vaksinës kundër koronavirusit dhe ndër 10,000 vullnetarët e përzgjedhur për fazën e tretë të testimit është edhe Imer Shehu nga Kosova.

- Advertisement -

Ai zbuloi se e mori këtë vendim pasi i ndërruan jetë prindërit pikërisht pasi ishin të infektuar me koronavirus.

43-vjeçari u shpreh për emisionin “Shqipëria Live” se ka dy muaj në procesin e vaksinimit dhe se para pesë ditësh ka marrë vaksinën e dytë.

Sipas tij, janë edhe dy shqiptarë të tjerë që kanë marrë vaksinën.“Vaksinën e parë e kam bërë me 6 nëntor dhe ditën e premte të javës së kaluar kam bërë vaksinën e dytë.

- Advertisement -

Vaksina e dytë nuk është me test, është e konfirmuar nga autoritetet se kjo vaksinë do të bëhet për popullatën.

Kam zgjedhur kompaninë, pasi kam besim tek ajo kompani.

- Advertisement -

Vaksina e parë ka qenë e mundimshme, kam patur dhimbje koke dhe trupi”, tha Imeri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit