Është arrestuar një femër në Fushë Kosovë pasi që dyshohet se ka kryer veprën ‘Vjedhje e rëndë’, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se e dyshuara kishte shkuar në banesën e viktimës dhe i kishte vjedhur asaj kuletën në të cilin gjendeshin 12,800 euro, si dhe disa dokumente tjera.
Gjithashtu Sinjali ka mësuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë rreth orës 17:30