5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kosovë – Angli, statistikat interesante që duhet t’i dini para ndeshjes

Rekomandime

Anglia nesër pret Kosovën në St Mary’s Stadium në ndeshjen që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për kampionatit evoprian 2020.Kosova është në vendin e dytë me tetë pikë – kurse Anglia në vendin e parë me nëntë pikë, raporton GazetaBlic.Më poshtë keni disa statistika rreth këtij dueli nga OptaStats:

- Advertisement -

Anglia dhe Kosova asnjëherë nuk janë përballur më parë në një ndeshje ndërkombëtare.Anglia ka shmangur humbjen në secilën prej 42 ndeshjeve të fundit kualifikuese (Fitore 33, Barazime 9, Humbje 0).Kjo është ndeshja e dytë e Anglisë në Stadiumin St Mary’s. Sfida e parë dhe e vetme në këtë stadium u zhvillua në tetor të vitit 2002, kur ata barazuan 2-2 me Maqedoninë në kualifikueset e Euro 2004.

Kosova është e pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat (Fitore 10, Barazime 5) dhe po kërkon të fitojë tre ndeshje me radhë për herë të parë që nga maji i vitit 2018.Harry Kane tani ka shënuar 18 gola për Anglinë si kapiten – vetëm Alan Shearer (20), Bryan Robson (20) dhe Vivian Woodward (23) kanë shënuar më shumë gola të Tre Luanët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit