5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kosovën e pret rritja e dytë më e madhe ekonomike në rajon më 2023, sipas Bankës Botërore

Rekomandime

Kosova do të jetë shteti i dytë në rajon sa i përket rritjes më të madhe ekonomike deri në vitin 2023, sipas Bankës Botërore.

Pas rimëkëmbjes së madhe në vitin 2021, ekonomia globale sërish është ngadalësuar, për shkak të shfaqjes së varianteve të reja të koronavirusit. Banka Botërore parasheh zvogëlim të rritjes globale deri në vitin 2023.

- Advertisement -

Bazuar në një tabelë të REL-it, Mali i Zi është shteti që do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në dy vitet e ardhshme në rajon. Sipas BB-së, më 2022 ky shtet do të ketë rritje ekonomike në vlerë prej 5.6 për qind, dhe më 2023 4.8 për qind.

Kosova pason me 4.1 për qind më 2022 dhe 4.4 për qind më 2023.

Serbia është e treta, e lista vazhdon me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën që parashihet të ketë rritjen më të ngadalshme ekonomike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit