2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Krasniqi: Duhet të shkojmë në zgjedhje, qytetarët të vendosin se si të vazhdohet tutje

Rekomandime

Memli Krasniqi ka dhënë edhe mendimet e tij se a do të ishte mirë të shkohet në zgjedhje apo PDK të hyjë në Qeveri.

- Advertisement -

“Asnjëri prej këtyre opsioneve, fatkeqësisht, nuk është i mirë”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Tete a Tete” të Adelina Ismaili.

“Nëse i qesim ne peshore, të dyja i kanë përparësitë e veta dhe mangësitë e veta për shkak të kontekstit aktual. Ta zëmë, apriori do të isha për me shku në zgjedhje sepse kemi një qeveri komplet jo efikase, e cila ka pamundësi me kalu çfarëdo ligji edhe çfarë do vendimi në Kuvend. E ka humb shumicën parlamentare dhe kjo ja cenon legjitimitetin”, ka thënë Krasniqi.

Duke folur pse nuk është mirë të shkohet në zgjedhje, Krasniqi thotë se edhe këtu sheh mangësi.

- Advertisement -

“Në anën tjetër, kur nuk kemi president të zgjedhur rrezikojmë me hy në një proces vicioz të zgjedhjeve pas zgjedhjeve. Kjo për shkak se nëse mbahen zgjedhjet brenda 3 muajve nuk do të mund të krijohet një koalicion, për shkak edhe të kundërshtimeve, që do t’i këtë 80 vota. Kjo për shkak se 61 vota janë të pamjaftueshëm për një stabilitet për shkak se duhen 80 me e zgjedh presidentin”.

Kjo sepse sipas Krasniqin ditën e nesërme pas zgjedhjes se Qeverisë “do të zgjidhet presidenti” dhe “nëse dështon zgjedhja e presidentit, automatikisht shkohet në zgjedhje”.

- Advertisement -

Megjithatë, në fund Memli ka thënë se ai personalisht mendon që procesi të kthehet edhe njëherë të qytetarët.

“Ky është një mendim i imi, jo se ka marrë vendim partia për këtë gjë, por unë mendoj që është mirë të kthehemi edhe njëherë të qytetarët dhe ta marrim mendimin e tyre se si duhet vazhduar tutje. Pra, përmes zgjedhjeve”, ka thënë në fund Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit