3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Krasniqi: Edi Rama nuk gaboi me hartën, ai thjesht ka provokuar

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë skandalin e radhës në raport me Kosovën, duke e përfshirë atë si pjesë të Serbisë. Rama e ka edituar më vonë videon, por reagimet nga Kosova nuk janë ndalur.

- Advertisement -

E, profesori universitar, Milazim Krasniqi, thotë se kryeministri Rama nuk gaboi me hartën, por ai deshi t’i provokonte kosovarët rreth idesë së tij me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për Minishengen.

Sipas Krasniqit, me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante se nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi.

“Edi Rama nuk ka gabuar me hartën, ai thjesht ka provokuar. Kushdo që e njeh stilin e tij arrogant e hakmarrës, e ka lehte ta kuptojë këtë provokim të tij të radhës. Me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante: nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi. Kjo është e tëra. As mos e akuzoni, as mos e mbroni. Ai është i atillë. Siç më tha para pak ditësh në Tiranë, një shok i tij i shkollës, detyra e Ramës është vetëm shkatërrimi.

- Advertisement -

Ka një njoftim të qartë në Shpalljen finale Hyjnore për udhëheqësit mizorë, pra, se cilëve popuj u hipin udhëheqësit mizorë mbi krye”, ka shkruar ai

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit